Sot protesta e 34-t masive: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës – “Ju erdhi fundi!”

Sot, në orën 19:00, mbahet protesta e 34-t masive kundër qeverisë, ku qytetarët do të kërkojnë largimin e menjëhershëm dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

 

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, si dhe shqiptarëve të diasporës, që të bashkohen në këtë tubim në Tiranë për të shprehur pakënaqësinë e tyre. Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të përsërisin kërkesat e tyre për ndryshim.

Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Rama, një kërkesë që sipas organizatorëve është “e panegociueshme”. Ata kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në përmbushjen e këtij objektivi. Me moton “Ju erdhi fundi”, qytetarët janë ftuar të marrin pjesë masivisht në atë që shënon protestën e 34-t radhazi, duke theksuar vendosmërinë e tyre për të sjellë ndryshimin politik në vend.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT