Kryetari Mendi Qyra dhe Njësia për Mbrojtje të Mjedisit Jetësor theksojnë rëndësinë e kujdesit për mjedisin.
Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, së bashku me përfaqësuesit e Njësisë për Mbrojtje të Mjedisit Jetësor, morën pjesë në shënimin e 5-vjetorit të Generalka Weekend, aksioni më i madh ekologjik në Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor.
Ky aktivitet ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen e natyrës dhe të nxisë pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në ruajtjen e mjedisit jetësor.
Kryetari Qyra theksoi se kujdesi për mjedisin është përgjegjësi e përbashkët, ndërsa Komuna e Strugës mbetet e përkushtuar në forcimin e aktiviteteve ekologjike dhe në bashkëpunimin afatgjatë me organizatorët e kësaj nisme të rëndësishme.
♻️ Mbrojtja e mjedisit nuk është vetëm detyrë e institucioneve, por përpjekje e të gjithë qytetarëve, nënvizuan organizatorët.



