Sveçla: Autoritetet fokusohen në mbylljen e rrugëve të kontrabandës dhe infiltrimeve në veri

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se autoritetet po fokusohen në mbylljen e rrugëve të kontrabandës dhe infiltrimeve të terroristëve dhe ekstremistëve në veri të Kosovës.

 

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla tha se paralelisht po krijohen edhe shtigje të reja për qytetarët dhe institucionet e rendit, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së kufijve të vendit.

Ministri theksoi se këto veprime janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e rendit dhe sigurisë publike, duke garantuar një ambient më të sigurt për qytetarët.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT