Tension te Lazio/ Drejtori Fabiani distancohet nga Hysaj: “Nuk e solla unë në ekip!”

ROMË, 9 Shkurt 2026 – Situata e Elseid Hysajt te Lazio duket se ka arritur në pikën e moskthimit. Drejtori Sportiv i klubit bardhekaltër, Angelo Fabiani, në një deklaratë të fundit ka “larë duart” sa i përket pranisë së mbrojtësit shqiptar në skuadër, duke ia faturuar përgjegjësinë paraardhësve të tij ose trajnerit.

 

“Nuk e krijova unë këtë rrëmujë”

I gjendur nën presionin e kritikave për moshën e madhe të skuadrës dhe rezultatet e luhatshme, Fabiani u kundërpërgjigj me tone të ashpra, duke theksuar se ai nuk mban përgjegjësi për afrimin e Hysajt.

“Fabiani nuk e solli Hysajn! Kur flet, duhet të jesh i kujdesshëm me fjalët. Fabiani nuk e krijoi skuadrën më të vjetër. Gigot është i vetmi lojtar që kam sjellë unë,” deklaroi 64-vjeçari, duke sulmuar njëkohësisht edhe gazetarët që e bëjnë përgjegjës për gjendjen e ekipit.

Hysaj, drejt largimit?

Deklarata e drejtorit sportiv konfirmon se Hysaj nuk bën pjesë në projektin e tij dhe se lojtari, i cili ka kontratë me Lazion, shihet si një barrë financiare dhe teknike. Distancimi publik i drejtuesit kryesor të merkatos është një sinjal i qartë se mbrojtësi i kombëtares shqiptare mund t’i japë lamtumirën klubit kryeqytetas shumë shpejt.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT