Tërmet me magnitudë 3.1 ballë, i ndier në Shkup

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë sipas shkallës Rihter është ndier sot në mëngjes rreth orës 07:20 në Shkup, informon Qendra Evropiane Mesdhetare Sizmologjike (EMSC).

 

Sipas EMSC-së, tërmeti ka pasur thellësi 5-10 km, ndërsa epiqendra është rreth 12 km nga qyteti i Gjilanit në Kosovë, pranë kufirit mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut (në afërsi të Vitinës).

Sipas Observatorit Sizmologjik të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, magnituda lokale është llogaritur si 3.3, me epiqendër në zonën kufitare afër Urosevacit, rreth 42 km në veri të Shkupit. Tërmeti është ndier në Shkup dhe rrethinat me intensitet III sipas shkallës makrosizmike evropiane.

Nuk raportohen dëme materiale ose viktima.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT