Komisioni Rregullator për Energetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (RKE) ka marrë Vendim me të cilin kryhet ulje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,09% në krahasim me vendimin e 12.12.2025.
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZELIT (D-E V) ulen për 2,00 denarë/litër.
Çmimi me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 1,00 denarë/litër.
Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS ulet për 0,248 denarë/kg dhe tani do të jetë 32,635 denarë/kg.
Nga data 16.12.2025 prej orës 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzina motorike EUROSUPER BS-95: 73,00 denarë/litër
- Benzina motorike EUROSUPER BS-98: 75,00 denarë/litër
- Dizel gorivo EURODIZEL BS (D-E V): 66,50 denarë/litër
- Vaj për ngrohje Ekstra i lehtë 1 (EL-1): 65,50 denarë/litër
- Mazut M-1 NS: 32,635 denarë/kg


