Një pjesë e konsumatorëve në Tetovë aktualisht janë pa furnizim me energji elektrike si pasojë e një defekti në nënstacionin 110 kV “Tetova 1”, njoftojnë nga Elektrodistribuimi.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja e energjisë ka filluar rreth orës 16:00. Ekipet e Elektrodistribuimit ndodhen tashmë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit.
“Ekipet tona janë duke punuar për eliminimin e defektit dhe normalizimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur,” thuhet në njoftim.


