Në seancën e 13-të të Këshillit për Mbrojtje Sociale pranë Komuna e Tetovës, është diskutuar për mundësitë dhe nevojat për sigurimin e banesave sociale dhe strehimoreve për qytetarët që ndodhen në rrezik social.
Anëtarët e këshillit, së bashku me përfaqësues të sektorit të urbanizmit, kanë shqyrtuar situatën aktuale dhe nevojën për krijimin e mekanizmave lokalë që do të mbështesin individët dhe familjet pa kushte të përshtatshme banimi.
Në takim janë shkëmbyer propozime dhe ide për modele konkrete dhe aktivitete që komuna mund të ndërmarrë për sigurimin ose adaptimin e hapësirave për banesa sociale për kategoritë e cenueshme të qytetarëve. Gjithashtu, është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit me institucionet dhe organizatat kompetente në këtë drejtim.
Nga Këshilli për Mbrojtje Sociale u theksua se çështja e banesave sociale mbetet një prioritet i rëndësishëm për qytetarët e Tetovës, ndërsa u shpreh gatishmëri për shqyrtimin e mëtejmë të iniciativave dhe mundësive në këtë fushë.


