Vardari dënohet: Një ndeshje pa publik dhe 5.000 euro gjobë

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komisionit Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, janë marrë vendimet e mëposhtme:

 

  • Për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes KF VARDARI – KF BASHKIMI, thirrjeve fyese dhe nacionaliste nga ana e grupit të tifozëve të KF Vardarit dhe përdorimit të mjeteve piroteknike të ndaluara, klubi i KF VARDARIT dënohet me ndalesë të pranisë së publikut për një ndeshje dhe gjobë në para në vlerë prej 5.000 euro.

Komisioni Disiplinor konstaton se vendimi i delegatit të ndeshjes për shqiptimin e vërejtjes për shkak të thirrjeve nacionaliste është i drejtë, ashtu si dhe vendimi i gjyqtarit për ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes.

  • Komisioni Disiplinor hap procedurë kundër delegatit të ndeshjes KF SHKËNDIJA Haraçinë – KF PRESPA për shkak të mosdorëzimit të fakteve relevante në lidhje me situatën rreth vendosjes së flamurit shtetëror në stadium, si dhe rrethanave të tjera lidhur me organizimin dhe rrjedhën e ndeshjes, përkatësisht praninë e personave jozyrtarë në terren gjatë ndeshjes.

Komisioni Disiplinor do të veprojë në përputhje me rregulloret në fuqi dhe pas vërtetimit të plotë të gjendjes faktike do të marrë vendimin përkatës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT