Viber prezanton ndryshime të mëdha: Funksioni i ri eSIM do të jetë “shpëtim” për udhëtarët

Viber sapo ka përditësuar kushtet e përdorimit për vitin 2026, duke sjellë risi që ndryshojnë rrënjësisht mënyrën se si e përdorim këtë platformë. Ndryshimi më i rëndësishëm, i cili pritet të jetë i disponueshëm edhe për përdoruesit në Maqedoninë e Veriut, është prezantimi i Viber eSIM.

 

Çfarë është Viber eSIM dhe si funksionon? Ky shërbim do t’u lejojë përdoruesve të blejnë paketa të internetit mobil për më shumë se 150 shtete direkt nga aplikacioni, pa pasur nevojë për një kartë SIM fizike.

  • Pa kontratë: Paketat funksionojnë me parapagesë (prepaid).

  • Vetëm internet: Shërbimi ofron vetëm të dhëna (data), jo numër telefoni për thirrje klasike apo SMS. Komunikimi do të bëhet përmes vetë Viber-it ose aplikacioneve të tjera (WhatsApp, Messenger, etj.).

  • Pagesa e thjeshtë: Mund të paguhet me kartë krediti, Apple Pay ose Google Pay.

Siguria dhe Inteligjenca Artificiale (AI) Përveç eSIM, Viber po shton masa të reja sigurie:

  • Mbrojtja nga spam-et: Sistemi “Viber In” do të paralajmërojë për thirrje të dyshimta (scam) bazuar në raportimet e përdoruesve të tjerë.

  • Përdorimi i AI: Aplikacioni do të përdorë inteligjencën artificiale për të gjeneruar përmbledhje të mesazheve dhe asistencë në chat, duke i dhënë më shumë transparençë mënyrës se si përpunohen të dhënat.

  • Kufiri i moshës: Disa funksione si “Viber Dating” dhe llogaritë e biznesit do të jenë të qasshme vetëm për personat mbi 18 vjeç.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT