Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin një kornizë të re ligjore që do të rrisë ndjeshëm ndikimin dhe mbikëqyrjen e tyre mbi strukturat e luftës kundër korrupsionit në Shqipëri. Projektligji i ri i titulluar ‘Western Balkans Democracy and Prosperity Act’ parashikon krijimin e një nisme të gjerë rajonale, e cila do të zbatohet drejtpërdrejt nga Departamenti i Shtetit.
Ndryshe nga bashkëpunimet e mëparshme, kjo nismë synon një ndërhyrje më të thellë teknike dhe instruktim direkt për Prokurorinë e Posaçme (SPAK), duke e konsideruar korrupsionin politik si pengesën kryesore për integrimin dhe zhvillimin e vendit.
Kushtet e SHBA-së për qeverinë shqiptare Asistenca teknike dhe mbështetja financiare amerikane do të jenë të kushtëzuara. Qeveria shqiptare duhet të përmbushë dy pika kyçe:
-
Rishikimi i Strategjisë Kombëtare: Një rishikim rrënjësor i strategjisë kundër korrupsionit sipas parametrave amerikanë.
-
Bashkëpunim i matshëm: Kalimi nga deklaratat politike në veprime konkrete dhe të matshme që do të monitorohen nga programet e SHBA-së.
Fushat nën thjerrëz Ligji specifikon se lufta kundër korrupsionit duhet të përqendrohet aty ku “rrjedh” pushteti dhe paratë publike:
-
Sistemi Gjyqësor: Pastrimi i plotë i strukturave të drejtësisë.
-
Prokurimet Publike: Mbikëqyrje e rreptë e tenderave dhe fondeve shtetërore.
-
Institucionet Zgjedhore: Garantimi i integritetit të proceseve zgjedhore.
Ky angazhim i ri amerikan shihet si një garanci shtesë për pavarësinë e SPAK-ut, duke e mbrojtur këtë institucion nga presionet e mundshme politike vendase dhe duke i ofruar ekspertizën më të lartë hetimore për dosjet “e nxehta” të korrupsionit qeveritar.


