Zv. Drejtori gjeneral i DAP viziton institucionin, garanton mbështetje për punonjësit

Sot me kënaqësi u mirëprit në institucion zv. drejtori gjeneral i Drejtorisë për të Ardhura Publike, z. Qemal Krosi. Gjatë takimit u diskutuan planet dhe realizimi i obligimeve, ndërsa punonjësit patën mundësi të ndajnë përgjegjësitë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen në kryerjen e detyrave të përditshme.

 

Zv. Drejtori gjeneral garantoi se është i hapur për çdo nevojë, kërkesë apo diskutim, duke theksuar gatishmërinë për të gjetur zgjidhje për çdo sfidë. Vizita u prit me entuziazëm nga të punësuarit, të cilët e panë si një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit dhe përmirësimit të kushteve të punës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT