Lumir Abdixhiku falënderon diasporën: LDK me rritjen më të madhe në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka falënderuar mërgatën për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e fundit, teksa ka pranuar se partia nuk arriti rezultatin e dëshiruar, por shënoi një rritje të konsiderueshme.

 

“Jo, nuk arritëm rezultatin e menduar. Jo, nuk ndryshuam renditjen që dukej se na ishte parapërcaktuar. Për këtë kam marrë përgjegjësinë mbi supe unë! Por, po, jemi rritur! Dhe atë për plot 70 mijë vota! Si kurrë më parë! Për plot 7 deputetë më shumë!”, ka deklaruar Abdixhiku, duke e konsideruar këtë një sukses për partinë e tij.

 

Ai ka theksuar se LDK ka rikthyer besimin e votuesve dhe tani synon të shkojë përtej kësaj arritjeje. Kryetari i LDK-së ka njoftuar se pas certifikimit të rezultateve do të nisë “Turneun e Falënderimit”, për të takuar të gjithë ata që e mbështetën në thirrjen për ndryshim. “Këtë herë nuk ishim mjaft. Por u bëmë më shumë. Do të bëhemi dhe më shumë!”, ka përfunduar Abdixhiku.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights