Trump: Shtetet e Bashkuara do të bëhen qendra botërore e kriptovalutave

Ish-presidenti Donald Trump ka njoftuar krijimin e një rezerve strategjike të kriptovalutave për Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë pesë monedha dixhitale si XRP, SOL, ADA, BTC dhe ETH. Ai deklaroi se kjo lëvizje synon të mbështesë industrinë e kriptos pas, sipas tij, “sulmeve korruptive” të administratës së Biden.

Pas këtij njoftimi, vlera e të gjitha pesë kriptovalutave u rrit ndjeshëm. Bitcoin u rrit me 11%, Ethereum me 13%, ndërsa monedhat e tjera shënuan deri në 62% rritje. Ky zhvillim ka sjellë optimizëm në tregun e kriptove, që kohët e fundit kishte pësuar rënie.

Trump pritet të japë më shumë detaje mbi rezervën strategjike të premten, gjatë një samiti të posaçëm për kriptovalutat në Shtëpinë e Bardhë. Ende nuk dihet nëse krijimi i rezervës do të kërkojë miratim nga Kongresi apo do të realizohet vetëm përmes urdhrave ekzekutivë.

Përkundër qëndrimit të tij dikur skeptik ndaj kriptovalutave, Trump tani është shndërruar në një nga mbështetësit më të mëdhenj të tyre. Ai dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, madje kanë lansuar më parë monedhat e tyre dixhitale.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights