SKANDALI I RINUMËRIMIT/ Mijëra vota të vjedhura, ja sa vota iu hoqën Kurtit, Hamzës, Abdixhikut dhe Haradinajt

PRISHTINË, 23 Janar 2026 – Procesi i rinumërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka nxjerrë në dritë skandale të rënda të tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve. Deri më tani, kur janë rinumëruar mbi 50% e vendvotimeve të përfshira në listën e KQZ-së, rezulton se mijëra vota janë manipuluar brenda listave partiake.

 

Goditjen më të madhe nga ky verifikim e kanë marrë liderët e partive politike, të cilët ishin edhe bartës të listave. Megjithëse të gjithë kanë dalë me “minus” votash, diferenca mes tyre është drastike.

Bilanci i votave të humbura deri më tani:

Sipas të dhënave të fundit nga QNR, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje mban rekordin e votave të hequra, i ndjekur nga lideri i LDK-së, ndërsa krerët e PDK-së dhe AAK-së kanë pasur mospërputhje minimale.

Lideri i Partisë Partia Vota të hoqura (Minus)
Albin Kurti Lëvizja Vetëvendosje -320 Vota
Lumir Abdixhiku LDK -114 Vota
Bedri Hamza PDK -7 Vota
Ramush Haradinaj AAK -5 Vota

Manipulimet brenda listave

Burime nga QNR bëjnë me dije se ky proces ka zbuluar një fenomen shqetësues: ndërsa liderëve u janë hequr vota që u ishin regjistruar gabim (ose qëllimisht), shumë kandidatëve të tjerë brenda partive u janë shtuar apo hequr vota në mënyrë masive.

Ky tjetërsim i votës preferenciale ka nxitur reagime të ashpra nga shoqëria civile. Organizata “Demokracia në Veprim” (DnV) tashmë ka kërkuar një rinumërim të plotë (100%) në nivel vendi, duke e cilësuar këtë si të vetmen rrugë për të kthyer besimin në integritetin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Prokuroria në lëvizje

Për shkak të përmasave të mospërputhjeve, Prokuroria e Shtetit ka nisur tashmë grumbullimin e provave për manipulime të mundshme zgjedhore. Ky rinumërim pritet të ndryshojë edhe renditjen finale të deputetëve që do të ulen në ulëset e Kuvendit të Kosovës, pasi lëvizjet e votave po ndikojnë direkt në fatin e kandidatëve në fund të listave fituese.


TË NDRYSHME

TË FUNDIT