Strugë – Kryetari i Komunës së Strugës, z. Mendi Qyra, ka ndjekur nga afër punimet në terren për pastrimin e kanaleve kulluese, një problematikë e mbetur pas dore prej vitesh në shumë zona të komunës.
Administrata lokale e ka cilësuar këtë ndërhyrje si prioritet emergjent, duke konfirmuar se aksionet do të vijojnë pa ndërprerje, veçanërisht në pikat më kritike ku rreziku nga bllokimet është më i lartë.
Për realizimin e këtij aksioni, një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë sipërmarrës dhe ndërmarrje private, të cilët iu përgjigjën thirrjes së Kryetarit Qyra për të ndërhyrë vullnetarisht në zgjidhjen e këtij problemi.
Paralelisht me punimet, Komuna e Strugës u bën thirrje qytetarëve për ndërgjegjësim, duke kërkuar që të ndalohet hedhja e mbeturinave dhe uzurpimi i hapësirave rreth kanaleve, me qëllim mirëmbajtjen e tyre afatgjatë.


