Të mërkurën Sarajeva kundërshtar për testin e tretë

Shkëndija do të zhvillojë të mërkurën ndeshjen e tretë kontrolluese në kuadër të fazës kryesore të përgatitjeve dimërore në Antalia të Turqisë.

 

Kuqezinjtë do të përballen me FK Sarajevën të mërkurën (28 janar 2026), në kuadër të ndeshjes së tretë kontrolluese gjatë përgatitjeve dimërore në Antalia.

Pas dy testeve të para ndaj FC Oleksandrya nga Ukraina (1:1) dhe FK Podbrezová nga Sllovakia (1:2), skuadra ka hyrë në fazën e dytë dhe të fundit të përgatitjeve dhe kundërshtar i radhës për kuqezinjtë do të jetë FK Sarajevo nga Bosnje e Hercegovina.

Pavarësisht ngarkesave maksimale në seancat stërvitore, me nga dy seanca në ditë, fokusi gradualisht po zhvendoset drejt ndërtimit të lojës dhe gjetjes së formës optimale.

Dueli me Sarajevën do t’i shërbejë stafit teknik si një tjetër test i rëndësishëm për vlerësimin e gjendjes fizike dhe taktike të ekipit, përballë një kundërshtari cilësor nga rajoni.

Ndeshja Shkëndija-Sarajeva luhet të mërkurën, më 28 janar 2026 në Susesi Sport Center në Belek, me fillim nga ora 15:00 sipas kohës lokale (13:00 sipas kohës sonë).

TË NDRYSHME

TË FUNDIT