Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka njoftuar fillimin e punimeve për ndërtimin e murit mbajtës prej betoni të armuar në rrugën e fshatit Glumovë. Ky projekt, i financuar si investim i Qeverisë, vjen si rezultat i angazhimit të koalicionit VLEN për zhvillimin e komunave dhe forcimin e infrastrukturës lokale.
Sipas kryetarit Elmazi, ky projekt është jetik për banorët e kësaj zone, pasi do të mundësojë stabilizimin e terrenit dhe do të rrisë ndjeshëm sigurinë në komunikacion. Përmes këtij investimi, Komuna e Sarajit dëshmon partneritetin e palëkundur me pushtetin qendror për të realizuar projekte konkrete që përmirësojnë cilësinë e jetës dhe krijojnë kushte më të mira për të gjithë qytetarët e komunës.


