Siç transmeton KohaNEWS, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë një hua prej 7 milionë eurosh nga Ndërmarrja e Navigacionit Ajror (M-NAV), fonde të cilat në fakt i janë ndarë Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPPSH).
Sipas dokumenteve dhe vendimeve përkatëse, ekzekutivi e ka miratuar këtë vendim në një seancë të mbajtur më 14 korrik, ndërsa më 17 korrik tre drejtorët e M-NAV — Vladimir Risteski, Milan Koraq dhe Fatmir Zimberi — kanë firmosur miratimin e kësaj huaje afatshkurtër, e cila është paraparë të kthehet deri më 30 nëntor 2026, pa interes.
Vendimi ka ngritur pikëpyetje dhe paqartësi në opinion për shkak se fondet e M-NAV janë rreptësisht të dedikuara për nevojat e vetë ndërmarrjes dhe për çdo investim apo lëvizje financiare kërkohet njoftimi i institucioneve ndërkombëtare si Eurocontrol dhe Banka Evropare për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), nga e cila M-NAV ka të kontraktuar kredi për modernizimin e pajisjeve. Deri më tani, drejtuesit e M-NAV kanë shmangur përgjigjet rreth këtyre detajeve institucionale, ndërkohë që kërkesa zyrtare për mjetet ishte dërguar nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore menjëherë pas miratimit qeveritar.
/ KohaNEWS


