Italia zgjedh Andrea Pirlon për stolin e kombëtares, marrëveshja drejt mbylljes

Siç transmeton KohaNEWS, Andrea Pirlo është shumë pranë marrjes së drejtimit të kombëtares italiane, duke u shndërruar në zgjedhjen kryesore të Federatës Italiane të Futbollit për projektin e ri të rindërtimit të skuadrës pas mbylljes së pistës së Pep Guardiolës.

 

Sipas mediave italiane, marrëveshja ndërmjet palëve është në fazën finale dhe kanë mbetur vetëm detajet e fundit për zyrtarizim. Kontrata e parashikuar pritet të jetë 4-vjeçare, me një pagë rreth 1.5 milionë euro në sezon. Drejtuesit e Federatës vendosën t’i besojnë ish-mesfushorit të “Axurrëve” me synimin për të ndërtuar një ciklë afatmesëm dhe afatgjatë, pas rezultateve zhgënjyese të viteve të fundit.

Vendimi për t’u hedhur në sulm për Pirlon erdhi pasi Pep Guardiola refuzoi ofertën për të drejtuar Italinë, duke zgjedhur të marrë një periudhë pushimi për t’i kushtuar kohë familjes. Megjithëse Guardiola ishte tunduar nga propozimi i bërë nga Paolo Maldini dhe Leonardo, ai vendosi të mos rikthehet menjëherë në fushë, ndërsa në orët e fundit nuk ka pasur asnjë kontakt me emra të tjerë si Roberto Mancini apo Antonio Conte.

Një sinjal i qartë që e afron ish-kampionin e botës me stolin e Italisë është edhe fakti se ai tashmë po negocion shkëputjen nga kontrata me klubin e tij aktual në Emiratet e Bashkuara Arabe.

/ KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT