SPAK: Veprojmë në mënyrë të pavarur, hetimet bazohen vetëm mbi prova

TIRANË – Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka reaguar zyrtarisht këtë të premte përmes një mesazhi publik, duke rikonfirmuar parimet e saj të punës. Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, institucioni theksoi se prokurorët e posaçëm veprojnë me pavarësi të plotë dhe se çdo hetim mbështetet ekskluzivisht mbi provat e administruara.

 

“SPAK vepron në mënyrë të pavarur dhe heton çështje bazuar në prova”, thuhet prerazi në mesazhin e tyre.

Ky reagim i institucionit vjen si një përgjigje ndaj sulmeve të shpeshta dhe akuzave nga aktorë të ndryshëm politikë dhe individë të botës së krimit, të cilët janë marrë nën hetim. Shpesh, këta faktorë kanë tentuar të vënë në dyshim paanësinë e Prokurorisë së Posaçme, duke i cilësuar proceset e nisura ndaj tyre si të pabaza apo të motivuara.

Përmes këtij qëndrimi, SPAK synon të sigurojë opinionin publik për integritetin e proceseve hetimore dhe qëndrueshmërinë e institucionit përballë presioneve të jashtme.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT