Tetovë: Qani Nesimi i dorëzon zyrat e Myftinisë

Në mbledhjen e rregullt të Myftinisë së Tetovës, të mbajtur më 19 shtator 2025, Myftiu i Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, ka shpallur dorëheqjen nga drejtimi i këtij institucioni. Së bashku me të, u tërhoqën edhe anëtarët e Myftinisë, përveç dy prej tyre që nuk kishin marrë pjesë prej kohësh në mbledhje.

Nesimi deklaroi se vendimi është marrë me vetëdije të plotë dhe me ndjenjën e përgjegjësisë së lartë, duke e lënë detyrën me nder e krenari. Ai theksoi se motivi kryesor i dorëheqjes është ruajtja e unitetit, harmonisë dhe respektit të ndërsjellë mes besimtarëve, hoxhallarëve dhe institucioneve të Bashkësisë Fetare Islame.

“Gjatë detyrës sime askënd nuk e kam tradhtuar, nuk e kam mashtruar dhe nuk e kam gënjyer. Kam qenë i përkushtuar për mbrojtjen e vakëfeve dhe realizimin e projekteve të shumta, pa marrë parasysh pasojat, edhe kur jam përballur me kërcënime,” tha Nesimi.

Ai falënderoi bashkëpunëtorët, kolegët, Universitetin e Tetovës dhe institucionet fetare e arsimore për mbështetjen, si dhe ambasadat e Shqipërisë, Kosovës, SHBA-së, Turqisë dhe OSBE-së për interesimin dhe ndihmën e dhënë në proceset e BFI-së.

Në fund të deklaratës, ai shprehu mirënjohje ndaj Allahut për mundësinë që i dha të shërbente si Myfti i Tetovës:
“Tërhiqem me mbështetje të plotë në Allahun Fuqiplotë! Allahu qoftë i kënaqur me qëllimet, punët dhe jetën tonë,” u shpreh Nesimi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com