Komisioni Rregullator për Energji i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka marrë vendim për ndryshimin e çmimeve të derivateve të naftës. Nga mesnata (10.02.2026), çmimet e shitjes me pakicë do të pësojnë një ulje mesatare prej 0.14%.
Çmimet e reja nga ora 00:01 do të jenë:
-
EUROSUPER BS – 95: 72.00 (denarë/litër)
-
EUROSUPER BS – 98: 74.00 (denarë/litër)
-
EURODIESEL BS (D-E V): 68.00 (denarë/litër)
-
Vaj Ekstra i Lehtë (EL-1): 67.00 (denarë/litër)
-
Mazuti M-1 NS: 33.650 (denarë/kilogram)
Ky vendim pason lëvizjet e fundit në tregjet ndërkombëtare dhe do të jetë në fuqi për javën e ardhshme.


