SHKUP – Zhvillimet dinamike brenda kampeve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë nxitur reagime të menjëhershme. Bekim Fazliu nga Lëvizja Arbëria, pjesë e koalicionit fitues VLEN, ka zgjedhur ironinë për të komentuar largimet e fundit nga radhët e kundërshtarëve dhe lëvizjet brenda aleancës.
Reagimi i Fazliut vjen si pasojë e dy zhvillimeve kryesore: dorëheqjes së Blerant Ramadanit nga pozita e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët (krahu i Taravarit) dhe aderimit të ish-deputetit të BDI-së, Arben Ziberi, në Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit.
Përmes një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, Fazliu u është drejtuar kundërshtarëve me një mesazh thumbues në dialekt: “Mbajni be njerëzit, o taj! 😊”, raporton kohanews.
Kjo deklaratë pasqyron atmosferën e triumfit brenda koalicionit VLEN, i cili po vazhdon të thithë figura të rëndësishme politike, ndërkohë që subjektet e tjera po përballen me një valë braktisjesh dhe riorganizimesh të brendshme.


