Analizohen 1000 ushqime: Bajamet shpallen si më të shëndetshmet në botë!

Një studim i gjerë i realizuar nga platforma e njohur BBC Good Food ka analizuar vlerat ushqyese të 1000 produkteve të papërpunuara, duke i renditur ato sipas përfitimeve shëndetësore. Rezultati ishte befasues: me 97 pikë nga 100 maksimale, bajamet u shpallën fituese, duke lënë pas produkte si xhenxhefili (48 pikë) apo edhe dhjami i derrit (73 pikë).

 

Pse bajamet janë kaq të fuqishme?

Bajamet janë të pasura me acide yndyrore mono-të-pangopura, të cilat janë “ilaç” për shëndetin kardiovaskular dhe ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak për njerëzit me diabet.

Çfarë përmbajnë 100 gramë bajame?

  • Magnez: 64-86% e dozës ditore (thelbësor për muskujt dhe nervat).

  • Kalcium: 19% e dozës ditore (për eshtra të fortë).

  • Hekur: 24% e dozës ditore.

  • Fibra: 11.8 g (për tretje të rregullt).

  • Proteina: 21.26 g.

5 arsyet pse duhet t’i konsumoni çdo ditë:

  1. Rregullojnë peshën: Shuajnë urinë dhe dëshirën për të ngrënë ushqime të dëmshme.

  2. Mbrojnë zemrën: Ulin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

  3. Stabilizojnë sheqerin: Ndihmojnë në kontrollin e glicemisë.

  4. Shëndeti i trurit: Përmirësojnë funksionet kognitive.

  5. Tretja: Ndihmojnë në funksionimin më të mirë të zorrëve.

Sa është doza ideale?

Ekspertët rekomandojnë konsumimin e 20 deri në 30 gramëve në ditë (afërsisht një dorë). Kjo sasi është e mjaftueshme për të marrë të gjitha përfitimet pa e tepruar me kaloritë (pasi bajamet janë mjaft kalorike – 578 kalori për 100g).

Këshillë: Nëse i lini bajamet në ujë gjatë natës, ato bëhen më të lehta për t’u tretur nga stomaku. Kini kujdes, konsumimi i tepërt mund të shkaktojë fryrje ose gazra!

TË NDRYSHME

TË FUNDIT