Nikola Sanduloviç: Shërbimet sekrete serbe më rrahën për 9 orë pasi kërkova falje për krimet në Kosovë

Lideri i Partisë Republikane serbe, Nikola Sanduloviç, ka treguar në një intervistë për “Off the Record” në A2 CNN se është dhunuar brutalisht nga shërbimet sekrete serbe, pasi kërkoi falje për krimet e kryera në Kosovë dhe vendosi lule mbi varrin e një vajze të vogël.

 

Sanduloviç tha se ndaj tij pati një tentativë vrasjeje të organizuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, për shkak të gjestit të tij të pajtimit. Ai kujtoi se ishte rrahur për më shumë se 9 orë e gjysmë në ndërtesën e shërbimit sekret serb dhe më pas u dërgua në Spitalin Ushtarak në gjendje kritike.

“Unë vendosa lule në varrin e 7-vjeçares Blerina Jashari, ndërsa në Serbi u paraqit sikur vendosa lule në varrin e një terroristeje. Këtë e pagova thuajse me jetë,” – tha Sanduloviç.

Pas dhunës, ai u dërgua në burg, ku sipas tij ishte “në duart e Zotit”. Politikanin serb e ndihmuan për t’u liruar ndërhyrjet e institucioneve kosovare dhe shërbimit amerikan.

Sanduloviç shtoi se rasti i tij tregon realitetin e sotëm në Serbi, ku qytetarët, studentët dhe aktivistët përballen me dhunë dhe akuza të rreme.

 

 

TË NDRYSHME

TË FUNDIT