Zbulim i ri kundër kancerit në Gjermani: Terapia imune që zhduku qelizat tumorale tek një adoleshent

Mjekët gjermanë kanë raportuar një përparim të madh në trajtimin e kancerit tek fëmijët. Një 17-vjeçar nga Thuringia, i cili prej gati një dekade vuante nga një tumor malinj i veshkës që ishte përhapur në mëlçi, shpretkë, mushkëri dhe tru, është bërë pacienti i parë në botë tek i cili pas një terapie të re imune nuk u gjetën më qeliza kancerogjene aktive.

 

Terapia u zhvillua në Qendrën e Tumoreve të Fëmijëve Hopp në Heidelberg. Mjekët identifikuan një proteinë specifike në qelizat e tumorit dhe e përdorën si “shënjestër” për qelizat imune të modifikuara. Pas trajtimit, analizat treguan zhdukjen e plotë të qelizave kancerogjene.

Dr. Christian Seitz, drejtues i terapive me qeliza dhe gjene, tha se ky rast hap rrugën për trajtime të personalizuara që mund të ndryshojnë mënyrën se si luftohet kanceri tek fëmijët dhe të rinjtë.

Ky zbulim është cilësuar si një shpresë e madhe për pacientët me tumore solide, të cilët shpesh nuk reagojnë ndaj terapive tradicionale si kirurgjia dhe kimioterapia.

 

TË NDRYSHME

TË FUNDIT