Kevin Phillips kritikon deklaratat e Anis Mehmetit

Ish-sulmuesi anglez Kevin Phillips, fitues i “Këpucës së Artë” në Premier Ligë në vitin 2000, ka dhënë një këshillë për futbollistin shqiptar Anis Mehmeti, pas deklaratave të tij te Ipswich Town.

 

Pas fitores ndaj Derby County, ku Mehmeti ishte protagonist në të dy golat, ai deklaroi se skuadra e tij ishte “më e forta në kampionat”. Sipas Phillips, kjo deklaratë ishte e nxituar dhe mund t’i sjellë probleme klubit:

“Jo, nuk janë, pasi nuk janë në majë të klasifikimit. Mos të keqkuptohemi, janë një skuadër shumë e mirë dhe pres që të jenë afër dyshes së parë në fund të kampionatit. Por Coventry dhe Middlesbrough janë skuadrat më të mira për momentin, sepse gjenden në dy vendet e para.”

Phillips shtoi se, po të ishte shok skuadre me Mehmetin, do t’i kishte thënë të mos e bënte një deklaratë të tillë, pasi tashmë ai do të kthehet në objektiv për kundërshtarët javë pas jave.

Ky reagim tregon se edhe lojtarët e rinj, pavarësisht formës së mirë, duhet të tregohen të kujdesshëm në komunikimin publik për të shmangur presionin e panevojshëm.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT