Orkestra e Filharmonisë së Maqedonisë sot në një konferencë për media shpalosi programin e sezonit të ri 2025/2026. Mes tjerash për këtë sezon është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e emrave më eminent të artistëve shqiptarë, shkruan Portalb.mk.
Drejtori i Filharmonisë Mustafa Imeri tha se publiku përsëri do të ketë privilegjin të përjetojë momente të paharrueshme të kënaqësisë më të lartë artistike.
“Siç e dini, çdo sezonë i yni ka titull dhe koncept. Ky sezon 2025/2026e kemi titulluar “Pa filter”, sepse dëshiruam të theksojmë se muzika klasike nuk I nënshtrohet zbukurimeve artificiale, se bëhet fjalë për art pa grim, pa zbukurime teknologjike- art në formën e tij më autentike. Orkestra e Filharmonisë së Maqedonisë edhe në sezonin 2025/2026do të nisë një aventurë të re tingujsh me solistë dhe dirigjentë emocionues, të cilët po e shkruajnë historinë e sotme të muzikës klasike dhe po e afirmojnë veten në skenën botërore si artist të shkëlyqer. Publiku ynë sërish do të ketë privilegjin të përjetojë çastë të paharrueshme të kënaaqësisë artistike”, tha Imeri.
Ai edhe më tej shtoi se sezoni i ri so ta hapin të ejtën me fillim nga ora 20:00 me koncertin e titulluar “Klasika ReStart”.
“Sezonin e hapim të enjten, me koncertin e titulluar “Klasika ReStart”, në të cilin si solist do të paraqitet violonçelisti I shquar kolumbian Santiago Canon Valencia, ndërsa dirigjent është maestro Yeruham Sharovski, dirigjenti ynë kryesorë. Më 28 tetorë është musafirimi ynë në Vjenë, në skenën ku Filharmonia e njohur e Vjenës I mban koncertet e saj, ndër to edhe njërin nga më të njohurit-Koncertin e Vitit të Ri, që mbahet çdo 1 janar. Në vjenë do të prezantohemi me një ndërthurje të traditës maqedonase dhe klasikës evropiane”, tha Imeri.
Imeri edhe më tej shtoi se do të kenë koncerte interesante me solistë të jashtëzakonshëm të huaj, por edhe artist vendas.
“Deri në fund të sezonit do të kemi koncerte interesante me solist të jashtëzakonshëm të huaj, por edhe artist vendas si klarinetisti Vasko Dukovski, violinistja Frosina Bogdanovska, violonçelisti Paskla Krapovski, violonistja Sihana Badivuku etj. Koncerti i ditëlindjes është më 27 nëntor me violinistin e shuqar armen- Sergey Khachatray, ndërsa do të paraqiten edhe vilolinisti Aleksandar Zemtsov, violinistët Tedi Papavrami, Ava Bahari, Shkelzen Doli, harpistja Anneleen Lenaerts, pianistët Andreë Von Oeyen dhe Akim Beisembayev, si dhe një nga voiolinistët më të mirë të momëntit- fantastiku Nin Feng nga Kina. Në dirigjim do të qëndrojnë miqt tanë të vjetër-dirigjentët Emil Rabakov dhe Conrad Van Alphen, do të paraqitet sërish edhe Bar Avi, fituesja e “Maestra”-s, Naiden Todorov, Timothy Redmond, Olsi Kinami, dirigjentët tanë Borjan Canev, Sasho Tatarçevski dhe Bisera Chadlovska. Do të kemi një program koncertor emocionues, në të cilin shpresoj se do të kënaqen dashamirët e klasikës dhe publiku ynë besnikë”, tha Imeri.