Ethet e Botërorit: Shiten të gjitha biletat për tifozët shqiptarë në Varshavë

Kombëtarja shqiptare luan këtë të enjte një nga ndeshjet më përcaktuese të sezonit. Përballja ndaj Polonisë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026, ka zgjuar një interes të jashtëzakonshëm te sportdashësit kuqezi.

 

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) njoftoi zyrtarisht se janë shitur të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët tanë. Përmes një komunikate, qeveria e futbollit falënderoi mbështetësit për këtë interes historik, ndërsa u bëri thirrje atyre që do të jenë në stadium të respektojnë rregullat e përcaktuara nga Federata Polake.

Detajet e ndeshjes:

  • Stadiumi: ‘PGE Narodowy’, Varshavë.

  • Arbitri: Anthony Taylor (Angli).

  • Transmetimi: Për ata që nuk siguruan biletë, ndeshja do të transmetohet live në platformën Digitalb.

Shqipëria kërkon të bëjë realitet ëndrrën e madhe të kualifikimit në Botëror, dhe mbështetja masive në tribuna do të jetë “lojtari i 12-të” i djemve të Kombëtares.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT