Kupa e Botës 2026 ka mësuar 48 skuadrat pjesëmarrëse dhe ndarjen finale të grupeve. Turneu do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Çekia, Bosnje Hercegovina, Turqia, Suedia, Iraku dhe Republika Demokratike e Kongos siguruan biletën e fundit nga faza play-off, ndërsa bie në sy eliminimi i Italisë – për herë të tretë radhazi jashtë Botërorit.
Në Grupin A, Çekia i bashkohet Meksikës, Afrikës së Jugut dhe Koresë së Jugut. Bosnja është pjesë e Grupit B me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën. Turqia garon në Grupin D me SHBA-në, Paraguain dhe Australinë, ndërsa Suedia është në Grupin F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.
Iraku rikthehet pas 40 vitesh, duke u bashkuar në Grupin I me Francën, Senegalin dhe Norvegjinë. Republika Demokratike e Kongos është pjesë e Grupit K me Portugalinë, Uzbekistanin dhe Kolumbinë.
Ky është Botërori i parë “XXL”, me 48 skuadra të ndara në 12 grupe. Për fat të keq, Shqipëria dhe Kosova u eliminuan në fazën play-off.


