Ministri Hoxha dhe zëvendësministrja Zekolli nesër vizitë pune në Komunën e Dollnenit

DOLLNEN – Nesër, më 3 prill 2026, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, së bashku me zëvendësministren e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli-Shaqiri, do të qëndrojnë për një vizitë pune në Komunën e Dollnenit.

 

Vizita do të nisë në ora 11:00 me një takim zyrtar me kryetarin e komunës, ku pritet të diskutohet për ecurinë e projekteve kapitale dhe nevojat e banorëve të kësaj zone për përmirësimin e kushteve të jetesës.

Në qendër të kësaj vizite do të jetë inspektimi i punimeve në projektet që realizohen me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor. Fokus i veçantë do t’u kushtohet investimeve strategjike në:

  • Sistemet e furnizimit me ujë të pijshëm;

  • Menaxhimin e ujërave dhe kanalizimeve;

  • Përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme komunale.

Kjo vizitë pason angazhimet e qeverisë për mbështetjen e komunave rurale, duke siguruar që mjetet e ndara nga buxheti qendror të shndërrohen në projekte konkrete që prekin drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve. Pas inspektimit në terren, pritet që zyrtarët të prononcohen mbi dinamikën e punimeve dhe planet e ardhshme për zhvillimin e këtij rajoni.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT