Haqim Ramadani takohet me qytetarët e Çellopekut: “Ndryshimi vjen më 19 Tetor”

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Haqim Ramadani, zhvilloi sot një seri takimesh me banorët e fshatit Çellopek, në ambientet e kafeneve lokale, ku ndau vizionin dhe programin e tij për një të ardhme më të mirë për komunën.

Gjatë bisedave, qytetarët shprehën mbështetje dhe besim në ndryshimin që Ramadani dhe koalicioni VLEN synojnë të sjellin. Materiali informativ i fushatës u shpërnda me përkushtim dhe pati pritje të ngrohtë nga të pranishmit.

“Me mbështetjen tuaj, ndryshimi nuk ndalet! Një zë për komunën tonë!” – theksoi Ramadani, duke bërë thirrje për mobilizim qytetar para zgjedhjeve të 19 tetorit.

Takimet në Çellopek shënojnë një tjetër hap të rëndësishëm të fushatës së VLEN-it, që synon të afrojë qytetarët me programin e kandidatëve dhe të forcojë mbështetjen në të gjithë komunën e Bërvenicës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com