Takim me banorët e Xhermës – Kasami prezanton projektet e ardhshme për malësinë e Tetovës

fshatin Xhermë, në malësinë e Tetovës, Bilall Kasami zhvilloi sot një takim me banorët lokalë, ku bashkë me Albin dhe Besarin, diskutuan për sfidat dhe nevojat e komunitetit.

Gjatë bisedave, Kasami u ndal te arritjet e katër viteve të fundit, duke përmendur përmirësimin e rrugëve, pastërtinë, pastrimin e borxheve dhe ndryshimet që tashmë ndihen në çdo lagje dhe fshat të Tetovës.

“Bashkë me banorët biseduam për të arriturat e këtyre katër viteve dhe për projektet e ardhshme që do ta bëjnë edhe më të zhvilluar Xhermën dhe gjithë malësinë tonë, me investime në infrastrukturë, bujqësi dhe turizëm,” – tha Kasami.

Ai përfundoi me një mesazh mobilizues për zgjedhjet e 19 tetorit:

“Më 19 tetor, e kemi një detyrë – ta vazhdojmë punën që e nisëm bashkë, t’a vazhdojmë rrugën e ndryshimit.”

Takimi në Xhermë shërbeu si një platformë dëgjimi dhe dialogu me banorët, duke forcuar mbështetjen për vazhdimësinë e projekteve zhvillimore në malësinë e Tetovës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com