Kryeministri Hristijan Mickoski u ka bërë thirrje studentëve që të tregojnë durim lidhur me kërkesën për mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke njoftuar se qeveria është në fazën finale të hartimit të një zgjidhjeje.
Duke komentuar paralajmërimet për protesta më 18 maj, Mickoski theksoi se propozimi i qeverisë do të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Kryeministri gjithashtu shprehu bindjen se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti, ndërsa akuzoi forcat e caktuara politike se po tentojnë të nxisin tensione dhe konflikte në vend.


