Festa me fishekzjarrë në selinë e PD-së: Sali Berisha rikonfirmohet kryetar me 96% të votave

Menjëherë pas shpalljes së rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të brendshme në Partinë Demokratike, në selinë blu ka shpërthyer festa. Mbështetësit kanë ndezur fishekzjarrë për të kremtuar rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të partisë, në një proces ku ai garoi pa rivalë përballë votësë anëtarësisë.

 

Në fund të fjalimit të tij, ku u ndal te sfidat me qeverinë dhe kundërshtarët e brendshëm, Berisha u prit me duartrokitje të shumta dhe u përshëndet me drejtuesit dhe militantët e pranishëm.

Shifrat zyrtare të votimit:

Kryetarja e Komisionit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), Albana Vokshi, e cilësoi procesin si plotësisht transparent, të rregullt dhe të qetë. Bilanci i votave u mbyll si vijon:

  • Pjesëmarrja totale: 39,441 votues

  • Vota të vlefshme: 38,902

  • Vota PRO Berishës: 37,341 (96%)

  • Vota KUNDËR: 1,055

  • Abstenime: 506

  • Vota të pavlefshme: 539

Pamjet nga festa:

Për të parë atmosferën dhe momentin e ndezjes së fishekzjarrëve në selinë e PD-së, ndiqni videon në linkun e mëposhtëm:

👉 Shiko videon e festës në Instagram

TË NDRYSHME

TË FUNDIT