Takim zyrtar në Komunën e Tuzit: Pranohet donacion për Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit

TUZ – Nënkryetari i Komunës së Tuzit, Fisnik Gjokaj, së bashku me komandantin e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Rexhep Çunmulaj, dhe shefen e kabinetit të kryetarit, Drita Rukaj, pritën sot në një takim zyrtar Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtoratit për Mbrojtje dhe Shpëtim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Miodrag Bešović, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.

 

Në fokus të takimit ishte pranimi i një donacioni të rëndësishëm të dhuruar për Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Tuzit. Krerët komunalë shprehën mirënjohje dhe falënderime për këtë mbështetje, duke theksuar se ky donacion do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin e kapaciteteve operative si dhe në rritjen e gatishmërisë së strukturave lokale në raste të situatave emergjente.

Gjatë bashkëbisedimit, të dyja palët vlerësuan lart bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional. Njëkohësisht, u konfirmua gatishmëria e plotë për vazhdimin e realizimit të projekteve të përbashkëta, të cilat mbeten në funksion të rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së të gjithë qytetarëve.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT