Opinioni publik ka pranuar me pikëllim të thellë lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të publicistit dhe analistolit të njohur politik, Arsim Zekolli, i cili vdiq sot në moshën 60-vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur vëllai i tij, dr. Shefqet Zekolli, përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Ai njoftoi se ish-diplomati ndërroi jetë papritmas në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, më 8 qershor 2026.
Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në moshën 18:00 në varrezat e fshatit Bllacë, vend ku do të organizohet edhe e pamja.
Arsim Zekolli la pas vetes një karrierë të pasur publike, duke shërbyer mes tjerash si ambasador i Maqedonisë së Veriut në misionin e OSBE-së në Vjenë, si dhe duke u shquar si një ndër analistët dhe zërat më kritikë e mprehtë të zhvillimeve politike në vend dhe rajon.


