Sot, kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, së bashku me zëvendësdrejtorin e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Vahit Ferati, zhvilluan një takim me pensionistët dibranë për të diskutuar mbi mirëqenien sociale dhe mbështetjen e të moshuarve në nivel lokal.
Në këto 15 muaj, fondet e pensioneve janë rritur me 6.000 denarë, ndërsa Mela theksoi se prioritet do të jetë përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e kujdesit për gjeneratat që kanë ndërtuar vendin.
“Respekt për të kaluarën, kujdes për të tashmen, siguri për të ardhmen. Në nivel lokal do të ketë më shumë shërbime, më shumë kujdes dhe më shumë dinjitet për të moshuarit,” tha Mela.
Ai gjithashtu theksoi se prioritet i tij dhe i ekipit të Koalicionit VLEN mbetet forca e mbështetjes sociale dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Dibrës.
✍️ Një zë për mirëqenien sociale – numri 7.