Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër pritet të përmbyllet plotësisht brenda tremujorit të parë të vitit të ardhshëm, bëri të ditur kryeministri Hristijan Mickoski. Gjatë një konference për mediat, ai njoftoi se një pjesë e rëndësishme e trasesë do të jetë gati që këtë vjeshtë.
-
8 Shtator (Dita e Pavarësisë): Do të lëshohet për qarkullim aksi nga Izvori në Vërbjan, ku përfshihen edhe veprat më komplekse infrastrukturore, si tunelet dhe viaduktet.
-
Janar 2027: Planifikohet hapja zyrtare e aksit nga Ivanindolli (dalja e Kërçovës) deri në Ohër.
-
Afati final: E gjithë autostrada pritet të jetë tërësisht funksionale brenda pjesës së parë të vitit 2027.


