Kasami: VLEN në fazë konsolidimi – Fokusi te projektet kapitale dhe mbështetja për komunat

Kryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë në Gostivar, ku është diskutuar procesi i riorganizimit të brendshëm pas bashkimit të forcave në një subjekt të vetëm politik.

 

Kasami bëri të ditur se fokusi i takimit ishte fuqizimi i strukturave dhe konsolidimi i partisë për të qenë sa më pranë nevojave të qytetarëve. Gjatë këtij diskutimi, ai theksoi përkushtimin e koalicionit qeverisës për të adresuar sfidat e lëna pas dore gjatë dy dekadave të fundit.

“Folëm për punët që po bëjmë si qeveri, ndihmën ndaj komunave me financimin e projekteve kapitale dhe zgjidhjen e problemeve që u lanë zvarrë për dy dekada,” u shpreh Kasami.

Sipas tij, VLEN tashmë është duke hyrë në një fazë të re të organizimit strukturor, me synim që të jetë një forcë politike më e vendosur dhe më efikase në shërbim të publikut. Kasami e mbylli takimin me moton “Gostivari VLEN”, duke konfirmuar angazhimin e lidershipit për vazhdimin e reformave në nivel lokal dhe qendror.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT