Fisnik Mela: Zhvillimi ekonomik lokal, prioritet i qeverisjes sonë në Dibër

Kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës nga Koalicioni VLEN, Fisnik Mela, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të bizneseve vendore, në prani të Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, dhe bartësit të listës për këshilltarë, Afrim ….

Gjatë takimit, Mela theksoi se zhvillimi ekonomik lokal është një nga shtyllat kryesore të programit të tij qeverisës, duke u zotuar se në mandatin e ardhshëm do të krijohen kushte më të favorshme për investime, mbështetje konkrete për bizneset vendore dhe hapje të vendeve të reja të punës.

“Bizneset dibrane kanë potencial, kapacitete dhe njerëz të fortë – të gatshëm të zhvillohen dhe të konkurrojnë me dinjitet. Ne do të punojmë për t’u ofruar përkrahje reale dhe për të ndërtuar një klimë ekonomike të qëndrueshme për secilin qytetar,” – deklaroi Mela.

Ai theksoi se një Dibër e zhvilluar është një Dibër që punëson, që qëndron fort dhe që beson në vlerat e punës e të dinjitetit ekonomik.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT