Agim Çeku zgjidhet nënkryetar i Aleancës në përbërjen e re të Kryesisë

Ish-kryeministri dhe ish-komandanti i UÇK-së, Agim Çeku, ka marrë detyrën e nënkryetarit të Aleancës, në kuadër të strukturimit të ri të udhëheqsisë së partisë, përcjell KohaNEWS.

 

Vendimi u zyrtarizua gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, ku u votua Kryesia e re, e cila drejtohet nga Ardian Gjini si kryetar, ndërsa pozita e nënkryetarit të parë i është besuar Besnik Tahirit.

Krahas Çekut, në skuadrën e nënkryetarëve janë zgjedhur edhe Burim Ramadani, Time Kadrijaj dhe Smajl Latifi.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT