Dramë në Austri: Policia dhe mjekët i shpëtojnë jetën nënës së re nga Kosova

Një ngjarje dramatike ka ndodhur në Linz të Austrisë, ku ndërhyrja e shpejtë e policisë dhe ekipeve mjekësore ka shpëtuar nga vdekja një 26-vjeçare nga Kosova, nënë e dy fëmijëve, përcjell KohaNEWS.

 

Rasti është alarmuar rreth orës 06:10 të mëngjesit, pasi bashkëshorti i saj 29-vjeçar e ka gjetur gruan pa ndjenja dhe duke gulçuar në shtrat. Pas njoftimit fillestar, në vendngjarje ka mbërritur menjëherë vëllai i tij dhe më pas shërbimet e urgjencës e patrullat policore.

Posaçërisht falë ndërhyrjes me reanimacion kardiopulmonar nga ana e efektivëve të policisë dhe stafit mjekësor, si dhe përdorimit të defibrilatorit ku pas goditjes së katërt është kthyer pulsi, pacientja është rikthyer në jetë.

Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin edhe dy fëmijët e mitur të çiftit, të moshës dy vjeç e katër muajsh. 26-vjeçarja është transportuar e shoqëruar nga mjeku i urgjencës në Spitalin Universitar Kepler në Linz për trajtim të mëtutjeshëm.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT