Në qytetin e Pogradecit është mbajtur turneu ndërkombëtar ekipor i shahut “Lake United”, nën organizimin e Komunës së Pogradecit, ku morën pjesë katër ekipe nga Struga, Ohri dhe Pogradeci, përcjell KohaNEWS.
Ekipi i Strugës u paraqit me një përbërje mjaft konkurruese, duke u përfaqësuar nga Gjoko Koteski, Arlind Jonuzi, Zuri Arslani dhe talenti i ri i shahut strugan, Luka Simonoski. Delegacioni i Komunës së Strugës u udhëhoq nga udhëheqësi i Sektorit për Veprimtari Publike, Xhemi Hajredini.
Pas ndeshjeve cilësore, Kupa e Kampionit i ka takuar ekipit të Strugës. Gjatë këtij aktiviteti, palët ranë dakord që ky turne të bëhet tradicional, ndërsa edicioni i ardhshëm pritet të organizohet në Strugë.
/KohaNEWS


