Një ngjarje mbresëlënëse ka ndodhur në Zvicër, ku tre të rinj shqiptarë janë shndërruar në heronj të vërtetë pasi i kanë shpëtuar jetën një gruaje që kishte humbur ndjenjat pranë një kazerme ushtarake, përcjell KohaNEWS.
Albin Ukzmaili, Harbin Hasani dhe Edmir Rrafshi kanë reaguar menjëherë pa u menduar dy herë, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke kryer reanimimin kardiopulmonar derisa në vendngjarje ka mbërritur ekipi mjekësor i ambulancës.
Reagimi i tyre i shpejtë dhe profesional ishte kyç për mbijetesën e gruas. Për këtë akt guximi dhe humanizmi, tre ushtarët me origjinë shqiptare janë dekoruar zyrtarisht nga Ushtria Zvicerane, duke marrë lavdata si shembull i vlerave më të larta të komunitetit tonë.
/KohaNEWS


