56 mijë hyrje-dalje në ditë në Rinas – Ndërmerren masa shtesë për sigurinë dhe menaxhimin e fluksit turistik

Aeroporti i Rinasit po përballet me fluksin më të lartë të pasagjerëve në kulmin e sezonit turistik, duke regjistruar deri në 56 mijë hyrje-dalje në ditë, përcjell KohaNEWS.

 

Për të përballuar këtë ngarkesë dhe për të garantuar një lëvizje sa më të shpejtë të udhëtarëve, janë shtuar shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa mosha minimale për përdorimin e sistemit automatik e-Gate është ulur nga 16 në 12 vjeç.

Gjatë një inspektimi të përbashkët në terren, kryepolici Hita dhe drejtori i përgjithshëm i doganave, Besmir Beja, vunë theksin tek nevoja e kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, kontrabandës dhe emigracionit të paligjshëm, me qëllim garantimin e sigurisë gjatë gjithë sezonit turistik.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT