Spitali Gjinekologjik i Çairit është pajisur me një inkubator modern, falë një donacioni me vlerë prej 130 mijë eurosh nga USP, Zurich (Universitetet Spital Zurich), i cili pritet të përmirësojë ndjeshëm kujdesin ndaj të porsalindurve, veçanërisht foshnjave që kanë nevojë për trajtim intensiv, transmeton zyrtare.
Ky investim i rëndësishëm synon të rrisë cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe të ofrojë kushte më të mira për trajtimin e foshnjave në ditët e para të jetës. Inkubatori i ri është i pajisur me teknologji bashkëkohore, duke mundësuar monitorim dhe kujdes të specializuar për rastet më delikate.
Drejtoresha e Spitalit Gjinekologjik të Çairit, Meral Uzeiri Ferati vlerësoi se ky donacion është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të pajisjeve mjekësore dhe forcimit të kapaciteteve të institucionit, në shërbim të nënave dhe të porsalindurve duke falenderuar donatorët dhe komunën e Tetovës.


