Lehtësim në tregjet globale: Çmimet e naftës bien nën 100 dollarë pas luhatjeve të fundit

TREGJET BOTËRORE – Pas një periudhe tensionesh dhe çmimesh të larta, tregu global i energjisë ka shënuar një kthesë pozitive, ku çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm duke zbritur poshtë pragut prej 100 dollarësh për metër kub, respektivisht për fuçi, transmeton KohaNews.

 

Sipas të dhënave të fundit nga tregjet ndërkombëtare të datës 24 korrik 2026, nafta e papërpunuar e tipit WTI ka shënuar rënie në kuotën e 90.34 dollarëve për fuçi, ndërsa Brent Crude Oil tregtohet rreth 97.95 dollarë për fuçi. Kjo ulje vjen pas lëvizjeve negative në përqindje (WTI -2.05% dhe Brent -2.80%), duke sjellë një faturë më të lehtë për konsumatorët dhe ekonomitë globale pas muajsh me presione të vazhdueshme inflacioniste.

Ekspertët e fushës vlerësojnë se stabilizimi i përkohshëm i çmimeve nën kuotën psikologjike të 100 dollarëve jep një sinjal lehtësimi për tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe zinxhirin e furnizimit.

/ KOHANEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT