Bukë, kripë dhe zemër: Mendi Qyra merr pjesë në aktivitetin për promovimin e mikpritjes tradicionale në Pogradec

Kryetari i Komunës së Struga, Mendi Qyra, ka marrë pjesë në një aktivitet të veçantë të mbajtur në Pogradec, i cili i është kushtuar promovimit të mikpritjes tradicionale shqiptare, me ftesë të Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, përcjell KohaNEWS.

 

Në këtë ngjarje, Qyra ishte së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, Prefektin e Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, si dhe personalitete të tjera të turizmit dhe gastronomisë. Nisma synon ta kthejë mikpritjen tradicionale – simbolizuar nga një copë bukë, pak kripë, ujë, vaj ulliri dhe buzëqeshja si shenjë mirëseardhjeje – në një standard të përbashkët për të gjitha restorantet dhe bujtinat.

Duke vënë në pah lidhjet e ngushta mes dy rajoneve, Qyra theksoi se Struga dhe Pogradeci ndajnë jo vetëm të njëjtin liqen, por edhe vlera të pëbashkëta dhe një potencial të madh për bashkëpunim në fushën e turizmit, duke forcuar kështu lidhjet rajonale para çdo vizitori.

/KohaNEWS

TË NDRYSHME

TË FUNDIT